Tenderi i uniformave të policisë, Qyno: SPAK ka filluar të lëvizë, por jo në nivelet më të larta
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK ditën e djeshme, 10 korrik ndërmori një operacion në ministrinë e Brendshme lidhur me tenderin e uniformave të policisë.
Në kuadër të operacionit të SPAK u arrestuan 9 zyrtarë të cilët janë vënë nën hetim për veprën penale "Shkelje e barazisë në tendera."
I ftuar në studion e Ora News, gazetari Elton Qyno lidhur me këtë operacion u shpreh se është mirë që SPAK ka filluar të lëvizë, por ka arritur deri te niveli i mesësm. SPAK, sipas Qynos nuk ka arritur akoma të lëvizë përsa i përket nivelit të lartë.
Qyno: "Është gjë e mirë që SPAK ka filluar të lëvizë deri te zyrtarët e nivelit të mesëm të administratës shtetërore, pro që nuk ka filluar të lëvizë përsa i përket nivelit të lartë, nga sekretariati i përgjithshëm deri të ish-ministrat dhe ministrat, pse jo dhe kryeministri dhe Presidenti. Arrestimi i 9 personave si anëtarë të komisionit të ofertave është një lajm i mirë, por që është një gjysmë goditje e bërë nga ana e SPAK, pasi nuk ka arritur akoma ët shkojë në nivelet e larta. Operacioni i SPAK është përgjysmuar duke u mjaftuar vetëm me këta individë, ndërkohë që ka lënë pjesën tjetër."
I pyetur nëse do të ketë arrestime të tjera lidhur me këtë operacion, Qyno tha se jemi në një situatë ku duhet të presim për të parë nëse SPAK do të ketë vullnet të vazhdojë hetimet. Por, Qyno u shpreh se ka besim që SPAK nuk do të tërhiqet.
Qyno: "Ne jemi në një operacion që është kryer këtu e 1 vit para. Këtu nuk kemi rastin e njëfishtë që SPAK vendosi te rasti i Lushnjes, por kemi rastin e standardit të dyfishtë që SPAK e vendosi ditën e djeshme ku arrestoi vetëm komisionerë dhe la pjesën tjetër të zyrtarëve më të lartë pranë policisë së shtetit dhe pranë ministrisë së Brendshme, pro edhe biznesmenë të rëndësishëm që kanë arritur ta përfitojnë tenderin e uniformave të policisë. Jemi në një situatë ku pritet nëse do të ketë vullnet SPAK për të vijuar hetimet për të parë nëse do të kemi arrestime të tjera. Nuk besoj që SPAK të tërhiqet."
