Po lahej në liqen, mbytet 60 vjeçari në Konispol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2021, 15:48
Një 60 vjeçar është mbytur në liqenin e Xarës në Konispol pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, ndërsa viktima është identifikuar si S.K, 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.