Vapa mbush plazhet, shqiptarët e Kosovës besnikë të Shëngjinit: Për çmimet e shërbimin

Kjo fundjavë mbushi plazhet nga veriu në jug me pushues. Shëngjini mbetet zgjidhje e parë për Shqiptarët e Kosovës të cilët vlerësojnë çmimet dhe shërbimet sipas tyre të përmirësuara.

Kjo ishte pamja e Shëngjinit këtë fundjavë.

Temperaturat e larta sollën dyndje pushuesish drejt bregdetit.

Nga Rana e Hedhur e deri në Kune plazhet ishin me pushues.

Shqiptarët e Kosovës po i japin frymëmarrje sektorit aq shumë të goditur nga pandemia.

"Shumë bukur këtu. Kam qenë për vit këtu, me pëlqen."

Pastërtia e ujit dhe rërës si dhe shërbimet e përmirësuara, thonë se janë arsyet kryesore që zgjedhin Shëngjinin për pushime verore.

"Pastërtia është nivel, çmimet janë të mira, ia vlen për të ardhur. Ka ndryshime në vite."

Ditët në vijim të korrikut dhe muaji gush që shënon kulmin e sezonit pritet të sjellin në bregdetin shqiptar edhe më shumë pushues shqiptarë e të huaj, kjo edhe për shkak të politikës KOVID free që po ndiqet për turistët.