Tiranë, autobuzi humbet kontrollin dhe godet pemën, lëndohen 2 pasagjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2021, 13:13
Një aksident rrugore ka ndodhur te zona e ish stacioni i Trenit në kryeqytet mesditën e sotme.
Si pasojë e humbjes së kontrollit një autobuz ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
"Tek ish stacioni i Trenit, një mjet autobuz, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore." - njofton policia.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
