Basha: PD do të paraqesë në Kuvend një rezolutë për masakrën e Srebrenicës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2021, 12:05
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar përvjetorin e masakrës së Srebrenicës përmes një postimi në Fascebook.
Basha shkruan se PD do të paraqesë një rezolutë për të dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë por edhe në Kosovë.
Basha: Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin PD Shqipëri do të paraqesë në Kuvend një rezolutë.
Lidhur me këtë përvjetor ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili ka postuar një foto me mesazhin 26 vjet nga genocidi i Srebrenicës.
