Po ndërtonte një kostruksion metalik, prangoset pronari i lokalit në Ksamil
Kryente ndërtime pa leje në Ksamil, vihet në pranga pronari i objektit ku po kryeshin punimet.
Policia ka prangosur një person, pasi ky i fundit ishte duke ndërtuar një objekt me kostruksion metalik, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.
''Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit R. B, banues në Lushnje.'' - njofton policia.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në vendin e quajtur “4 Valltarët”, Ksamil, duke ndërtuar një objekt me kostruksion metalik, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
