Korçë, mbante pistoletë pa leje në shtëpi, prangoset 22-vjeçari
Mbante armë zjarri në banesën e tij, vihet në pranga 22-vjeçari në Korçë.
Po ashtu, është sekuestrua arma e zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Shtetasi me iniciale R. L., 22 vjeç, banues në Korçë ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
"Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan shërbimet, lokalizuan personin dhe ushtruan kontroll në banesën e tij, ku gjetën një armë zjarri tip pistoletë dhe një krehër me tre fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 22 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje)." - njofton policia.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
