Ishte me pushime në Golem, gjyqtari i Barit denoncon: Më vodhën dokumentat dhe eurot në makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2021, 22:45
Një gjyqtar italian denoncon se ka rënë pre e vjedhjes në plazhin e Golemit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”.
Sipas denoncimit të bërë në polici, gjatë kohës që ai ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.
Babai ju nda nga jeta, Kadri Veseli vizitë 2 orëshe në familje
10 Korrik, 22:32
Nga ana e Policisë është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Gjyqtari i Barit mësohet se ndodhej në Shqipëri prej disa ditësh me pushime.

