Gjysma e popullsisë jashtë, Begaj: Çfarë e pengon Shqipërinë dhe Kosovën të ofrojnë bashkëpunim me Diasporën?!
Me gjysmën e popullsisë jashtë, dy shtetet shqiptare Shqipëria dhe Kosova duket se nuk ia kanë dalë tu përgjigjen kërkesave të Diasporës.
Silvana Begaj, kontabiliste në Suedi, në një shkrim të fundit të saj me titull "Mërgata dhe roli i shteteve shqiptare në Ballkan! Një histori që ka nevojë të ndryshojë" ngre pikërisht këto shqetësime.
Për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, ajo parashtron problemet me të cilat përballen çdo ditë emigrantët shqiptarë në vendet ku ata jetojnë.
Silvana Begaj: Shqipëria numëron më shumë se 2 milion shqiptarë dhe nga Kosova më shumë se 1 milion, kemi gjysmën e popullsisë jashtë trojeve dhe fatkeqësisht ky numër është në rritje. Sot problematikat në shtete tona janë të shumta dhe zgjedhjet që janë dhënë deri tani nga dy shtete nuk janë brenda pritshmërive të popullatës.
Një problemet është njohja e patentave, në shumë vende nuk njihet patenta shqiptare. Njohja e disa profesioneve, lehtësimi i procedurave të biznesit. Problemi i pensioneve. Lehtësinë dhe interesin e shtetit për të punuar në shtetet e tjera, me pasaportë shqiptare në Europë nuk kemi të drejtë pune. Me Gjermaninë dhe Italinë ka lejuar kontrata të lehtësueshme pune qoftë sezonale apo afatgjata.
Sipas saj roli i ambasadave dhe konsullateve shqiptare jashtë është inekzistent.
Silvana Begaj: Këtu kemi ambasadat dhe konsullatat, ata kanë një rol inekzistent. Kryejnë vetëm disa veprime burokratike, nuk janë një ndihmesë e vërtetë. Ambasadat dhe konsullatat duhet të na ndihmojnë si shtetas të tyre në çfarëdo lloj aspekti ku ne kemi nevojë për përfaqësinë e shtetit tonë që nuk bëhet. E para për mungesën e mundësive që ndoshta ata kanë, së dyti indiferenca, e treta mënyra e politikbërjes së tyre.
Po cilat janë shtyllat kryesore ku ajo vlerëson se duhet ndërhyrje urgjente nga të dy shtetet për të pasur një bashkëpunim më të mirë me diasporën?
Silvana Begaj: Arsimi, krijimi i një banke dhe zhvillimet e investimeve strategjike. Në çdo shtet ka një fond që jepet për të mbajtur gjallë gjuhën, zakonet, traditat por edhe për qëndruar më të lidhur me shtetet e tyre. Në Shqipëri nuk ekziston, di që jepen disa libra falas dhe ka disa inciativa private që mbeten në nivel individual. Për të ruajtur gjuhën duhet të ketë një nismë institucionale që të mësohet gjuha në mënyrë akademike. Gjysma e popullsisë jeton jashtë territorit të saj dhe nëse diaspora injorohet në këtë lloj mënyre… Çfarë i pengon qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës të ofrojnë bashkëpunim me diasporën në të mirë të vendeve të tyre?