Babai ju nda nga jeta, Kadri Veseli vizitë 2 orëshe në familje
Kadri Veseli është lejuar të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij vetëm rreth 2 orë.
Bëhet e ditur se atij iu është lejuar vetëm vizita në familjen e ngushtë por jo edhe tek të papranishmit në tendën e vendosur, ku qytetarë nga e tërë Kosova po shkojnë për ngushëllime.
Më pas eskorta me vetura të EULEX-i dhe Policisë së Kosovës, janë larguar bashkë me Veselin. Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur nëse ai do të qëndrojnë më shumë në Kosovë, apo do të udhëtojë për në Hagë, ku ende vazhdo të jetë në paraburgim.
Horoskopi 11 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
10 Korrik, 22:13
Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, ka vdekur në moshën 94 vjeçare të mërkurën, por në ceremoninë e varrimit nuk ishte i pranishëm djali i tij i vogël [Kadri Veseli]. Ky i fundit iu kishte thënë familjarëve që ceremonia të vazhdojë edhe pa praninë e tij.
Ish-kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës kishte ardhur në Kosovë edhe në muajin maj, me leje të veçantë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, për ta vizituar babain e tij, atëherë në gjendje të rënduar shëndetësore, që ishte i shtrirë në Spitalin e Mitrovicës.

