DASH: Shqipëria mes 74 vendeve që plotësuan kërkesat minimale të transparencës fiskale në 2021
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka renditur Qeverinë shqiptare në listën e 74 qeverive që plotësuan kërkesat minimale të transparencës fiskale nga 141 qeveri të vlerësuara për 2021.
Sipas raportit, dy qeveri, Nigeria dhe Gambia, plotësuan kërkesat minimale në 2021 pasi nuk plotësuan kërkesat minimale në vitin 2020.
Ndërkohë 67 qeveri nuk i plotësuan kërkesat minimale të transparencës fiskale.
Megjithatë, nga këto 67, 17 qeveri kanë bërë përparim të dukshëm drejt përmbushjes së kërkesave minimale të transparencës fiskale.
Departamenti vlerësoi qeveritë e mëposhtme për përmbushjen e kërkesave minimale të transparencës fiskale për 2021: Afganistan, Shqipëri, Argjentinë, Armeni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Botsvana, Brazil, Bullgari, Burkina Faso, Cabo Verde, Kili, Kolumbi, Kosta Rika, Côte d 'Ivoire, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Fixhi, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Greqia, Guatemala, Guajana, Hondurasi, Hungaria, India, Indonezia, Izraeli, Xhamajka, Jordania, Kenia, Kosova, Republika e Kirgistanit, Letonia, Lituania, Malajzia, Malta, Ishujt Marshall, Mauritius, Meksikë, Mikronezi (Shtetet e Federuara të), Moldavia, Mongoli, Mali i Zi, Maroku, Namibia, Nigeria, Nepali, Maqedonia e Veriut, Panama, Paraguai, Peru, Filipine, Poloni, Portugali, Rumani, Samoa , Serbia, Sishel, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Tailanda, Timor-Leste, Togo, Tonga,Trinidad dhe Tobago, Tunizi, Turqi, Uganda dhe Uruguaj.
“Transparenca fiskale informon qytetarët se si shpenzohen të ardhurat e qeverisë dhe të ardhurat nga taksat. Ky është një element kritik i menaxhimit efektiv të financave publike. Transparenca u siguron qytetarëve një dritare në buxhetet qeveritare dhe ndihmon që qeveritë të japin llogari. Ndihmon në ndërtimin e besimit dhe qëndrueshmërisë së tregut. Raporti i Transparencës Fiskale i mandatuar nga Kongresi është një mjet për të identifikuar mangësitë dhe për të mbështetur ndryshimet e nevojshme.”, thuhet në raport.

