Mjerimi në familjen Sula, jetojnë me vetëm 14 mijë lekë, apelojnë për ndihmë

Hasan Sula së bashku me bashkëshorten, të dy të sëmurë jetojnë vetëm me 14 mijë lekë që nuk u mjaftojnë as për ilaçe. Ora News ishte në shtëpinë e tyre. Kryefamiljari apelon për ndihmë pas i vetëm nuk mund ta ndryshojë situatën.

Kushtet e vështira ekonomike dhe sëmundja e rëndë ja kanë hequr shpresat, për të pasur një jetë normale, 59-vjeçarit Hasan Sula.

"Për mua kujdeset bashkëshortja, jemi të dy me ilaçe."

Shpesh dhe pa ushqim për një vakt, Hasani thotë se jeton vetëm më 14 mijë lekë, te cilat nuk i mjaftojnë as për ilaçe.

''Frigoriferi bosh, me bukë pa bukë. Flemë edhe pa bukë, se s'kemi ku të shkojmë."

Shpresat i ka të pakta për te jetuar normalisht.

Kryefamiljari bën thirrje për ndihmë.

''Këtu nuk të japin ujë, jo të ndihmojnë. Nuk plotësohen kërkesat e mia, as komuna."

Çifti jeton i vetëm në një dhomë ku pothuajse gjithçka mungon ndërsa ndihmën e vetme kanë njëri tjetrin pasi nuk kanë as fëmijë.

Mjerimi në familjen Sula, jetojnë me vetëm 14 mijë