Rrahën avokatin me shkopinj bejsbolli në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët e ngjarjes

Shpallen në kërkim 3 personat që goditën me sende të forta avokatin në Sarandë.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tyre, duke i shpallur në kërkim pasi, rrahën me shkopinj bejsbolli avokatin 29-vjeçar me iniciale M. M.

''Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe "Shkatërrimi i pronës". Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte.'' - njofton policia.     

Vijon puna për  lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.