Vidhte sende me vlerë nga makinat e pushuesve, prangoset siriani në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2021, 13:12
Arrestohet një shtetas sirian në plazhin e Durrësit.
Në lagjen nr. 13 të plazhit një grup banoresh kanë kapur një shtetas sirian që po vidhte në makinat e pushuesve.
Ata e kanë kapur në flagrancë, teksa po vidhte një makinë dhe më pas kanë telefonuar policinë.
Me vete i janë gjendur, sipas banoreve prezent në vendngjarje, ora dore, celularë dhe sende të tjera me vlerë.
Ndërkohë, mësohet se siriani është shoqëruar më pas në komisariat nga forcat e policisë.

