Euro 2020/ Gazetari nigerian: Anglia do të fitojë Kampionatin Europian

Nëpërmjet një lidhje me Skype, gazetari nigerian Emmanuel Etim komenton rreth katër kombëtareve finaliste të "Euro 2020"në studion e Ora News.

Ai pohon për "Sport Magazinë 2020" se afrikanët e shijojnë Kampionatin Europian dhe se sipas tij Anglia do të jetë skuadra triumfuese.

"Jemi shumë të entuziazmuar. Afrikanët e shijojnë Euro 2020, shokët e mi e ndjekin.  Jemi të surprizuar nga fakti, që skuadra si Franca nuk do të jenë në gjysmë finale. Anglia do të fitojë Kampionatin Evropian. Nuk besonim se disa nga kombëtaret do të ishin në gjysmëfinale."

Gazetari nuk kurseu komentet e tij rreth lojtarëve nigerianë në Shqipëri, duke përmendur Abraham dhe Egbo.

"Nigerianët luajnë në Shqipëri. Ka shumë lojtarë nigerianë që luajnë në Shqipëri, si Emmanuel Egbo, Abraham dhe Eze", thotë gazetari për Altin Sulçe dhe Dorisa Kecani.