Sondazhi "Euro 2020", 35% e shqiptarëve tifozë me Italinë, gratë tifoze me Gjermaninë
Mbrëmjen e djeshme (3 korrik)u mbyll faza çerekfinale dhe u përcaktuan katër finalistët e gjysmëfinales Angli-Danimarkë dhe Itali-Spanjë.
Gjergji Stefa, gazetar dhe moderator në "Ora Sport" komenton dhe analizon rezultatet e sondazheve që janë bërë në Shqipëri për sportin. Ai thotë për Albana Bejko se janë anketuar gjithsej 10 mijë shqiptarë online në faqe të ndryshme sportive. Stefa pohon se sipas sondazheve "Sonketa" ka rezultuar se rreth 35% e shqiptarëve janë tifozë me Italinë.
"Janë anketuar 10 mijë njerëz online në faqe të ndryshme futbolli, një ndër faqet ishte dhe e Ora News. Ajo që me bën përshtypje është se njerëzit ndryshe shfaqen në Facebook e Instagram dhe ndryshe shfaqen kur vjen puna për pyetësorë. Përshtypje më ka bërë fakti, që më shumë se 35 dhe 36% e shqiptarëve në përgjithësi janë tifozë me Italinë. Arrita të kuptoj që ky është një perceptim i drejtë, kjo është për meshkujt, sepse femrat shqiptare janë tifoze me Gjermaninë.Ajo që me ka bërë përshtypje është se kampionati evropian është traditë për shqiptarët, e konsiderojnë si një festival të madh që nuk duan ta humbasin."
