Asnjë investim prej 20 vitesh, prindër e nxënës kërkojnë rikonstruksionin e shkollës "Hamit Mullisi"

Mure të amortizuara, kabuj të këputur dhe jashtë funksioni si dhe mungesa e infrastrukturës.

Kjo është gjendja në të cilën ndodhet shkolla "Hamit Mullisi" në Elbasan.

Kushtet e shkollës kanë nxjerrë nxënës e prindër në protestë.

Ata i janë drejtuar dhe me një peticion institucioneve për të ndërhyrë në këtë objekt.

"Jemi të shqetësuar për shkollën e fëmijëve tanë, është e amortizuar".

Prej 22 vitesh shkolla nuk ka patur asnjë investim.

Prindërit aludojnë se shkak për këtë neglizhencë është bërë diskriminimi, pasi aty mësojnë nxënës kryesisht të komuniteteve jo shumicë në vendin tonë.

"Duam që fëmijët tanë të shkojnë në një ambjent të mirë që të shkollohen, edhe ne jemi qytetarë si gjithë të tjerët."

Janë rreth 300 nxënës që mësojnë në këtë shkollë ndërsa prindërit paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestën nëse nuk merret një vendim për rikonstruksionin e  godinës.