Tjetër aksident në Lezhë-Shkodër, përplasen 2 makina, njëra përfshihet nga flakët

Një tjetër aksident është regjistruar në autostradën Lezhë-Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit së Gjadirit ku dy automjete janë përplasur ne njëri-tjetrin. Njëra nga makinat mësohet se ka marrë flakë.

"Rreth orës 12:45, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gjadrit” mjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin A.S. është përplasur me mjetin tip"Fiat" me drejtuese shtetasen A.Z., ku si pasojë e përplasjes ka marrë flakë mjeti tip "Ford", informon policia."

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e policisë bashkë me forcat zjarrfikëse ndodhen ën vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.