Aksident i trefishtë në aksin Fier-Patos, përplasen dy makina dhe një autobus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2021, 15:26
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në rrugën Fier-Patos në afërsi të fshatit Portëz.
Një automjet që drejtohej nga një polic është përplasur me një makinë tjetër dhe një autobus.
Mësohet se si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plotë të aksidentit të trefishtë.
