Aksidentet rrisin ndëshkimet, në 10 ditë pezullohen 651 patenta dhe vendosen 26,331 gjoba

Më shumë se 650 drejtuesh mjetesh janë gjobitur në aksionin 10 ditor të policisë me kontrolle në rrugë me radarë dhe pajisje për testimin e alkoolit. Masat e shtuara u ndërmorën pas situatës së rënduar të aksidenteve e cila kulmoi me ngjarjen e rëndë ku humbën jetën katër anëtarë të një familje në rrugën Fier-Vlorë.

Aksidentet e fundit rrugore janë bërë shkak për ashpërsimin e kontrolleve dhe të masave të policisë ku vetën më 10 ditët e fundit është vendosur pezullimi i patentës për 651 shoferë.

Sipas burimeve këto masa ndëshkuese janë vendosur për shkak se në të shumtën e rasteve drejtuesit e mjeteve janë konstatuar duke berë parakalime të gabura apo duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.

Përveç lejeve të drejtimet në total janë gjobitur më masë administrative edhe 26,331 persona.

Policia thotë se gjobat janë vendosur pasi gjatë kqyrjes me radarë por edhe nga denoncimet të cilët janë bërë nga qytetarë të ndryshëm janë konstatuar të shkelura rregullat e qarkullimit rrugore.

Sipas ekspertëve, gjobat e policisë nuk është masa e duhur për parandalimin e aksidenteve,  pasi edhe pse gjobat vendosen, shoferët vijojnë të jenë ende të lirë në rrugë duke u kthyer në një rrezik të mundshëm.

Vetëm nga janari deri në fund të majit 2021 janë regjistruar  diku të 810 aksidente me makinë. Ne këto përplasje fatkeqësisht rreth 90 persona kanë humbur jetën.

Me shifra shqetësuese vijojnë të jenë edhe aksidentet, të cilët përfshihen këmbësorë, biçikleta apo motoçikleta. Në shifrat e siguruara shikohet se 166 këmbësorë janë përfshirë në aksidentet rrugore, 157 me biçikletë dhe 344 me motor.