Miliarderi Bezos largohet nga drejtimi i Amazon pas 27 vitesh, për të udhëtuar në hapësirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2021, 17:55
Një nga njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si shef ekzekutiv i kompanisë gjigante Amazon , pas 27 vitesh, që nga data e themelimit, raporton BBC.
Arsyeja e dorëzimit të postit nga shef ekzekutiv është se, miliarderi do t'i përkushtohet projekteve të reja, siç është kompania e udhëtimeve në hapësirë "Blue Origin".
Megjithatë Bezos do vazhdojë të mbetet drejtor ekzekutiv i Amazon.
57-vjeçari miliarder ka udhëhequr Amazon që nga fillimi i saj, si një dyqan librash online në vitin 1994. Firma tani punëson mbi një milion njerëz në të gjithë botën.


