Asnjë humbje jete, 2 të shëruar dhe 2 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Vetëm dy raste të reja me Covid 19 janë identifikuar në 24 orët e fundit  në 1140 testime të kryera. Të dy rastet pozitive janë në Tiranë.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,029 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (5 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        2

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                1140

 

Testime totale            818,619

Raste pozitive             132,537

Raste të shëruara       130,029

Raste Aktive                  52

Humbje jete                 2,456

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          23

Shkodër       8

Elbasan        6

Durrës           5

Vlorë             5

Lezhë           2

Korçë          2

Fier              1