Anulohen fluturimet e nesërme drejt Italisë

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se fluturimet e nesërme, 6 korrik drejt Italisë janë anuluar. Shkak është bërë greva e përgjithshme e ofruesve të shërbimit të transportit ajror.

Njoftim

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton të gjithë ata që janë të interesuar të fluturojnë drejt Italisë në datë 6.7.2021, se fluturimet e mëposhtme anulohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror. 

Air Albania

ZB2009 TIRANE 14:45 – PISA 16:20 (ANULLOHET)

ZB2010 PISA 17:20 – TIRANE 18:55 (ANULLOHET)

Alitalia

AZ584 ROME 17:00 – TIRANE 18:25 (ANULLOHET)

AZ585 TIRANE 11:25 –ROME 12:50 (ANULLOHET)

Ju ftojmë të komunikoni në vijim  me kompanitë respektive mbi fluturimet e mësipërme.