Samiti i Berlinit/ Hoti: Zhvillimi në Bosnje ka qenë në optikën e Merkel

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, pedagogu Dritan Hoti, ka komentuar Samitin e Berlinit, ku kancelarja Angela Merkel, e cila largohet nga politika në muajin shtator, ka biseduar për herë të fundit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Sipas tij mbledhja ka qenë në optikën e Merkel, sakaq shton se kërkohet një bashkërendim ekonomik, i cili shpresohet që mund të sjellë pajtimin mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Procesi i Berlinit është një iniciativë e Gjermanisë, brenda suazesë së Evropës si dhe një iniciativë personale e Gjermanisë që është përtej të qenit një nga aktorët e Bashkimit Evropian, është një aktor vetjak përsa i përket proceseve në Evropën juglindore. Procesi i Berlinit, i inicioi ato që quhen katër shtylla kryesore, që lidhen me të drejtën e qarkullimit, heqjen e doganave, zhvillimi ekonomik, sistemi rooming.

Një bashkëpunim ekonomik i pakushtëzuar rajonal, prej të cilit mund të shpresohej edhe një pajtim politik në lidhje me 6 vendet që quhen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht ato që janë dy pikat e nxehta që është marrëdhënia shqiptaro-serbe si dhe në problemin e Bosnjes që Merkel është investuar që në fillimet e saj. Pra kërkohet një bashkërendim ekonomik, i cili shpresohet që mund të sjellë pajtimin e duhur.

Pyetja kryesore që ngrihet është, a ka ardhur koha që në Ballkan zhvillimet ekonomike të tejkaloj qëndrimet nacionaliste kombëtare që lidhen pastaj me skemat e tjera gjeopolitikë. Nuk besoj që do të jenë investimet ekonomike që do të kushtëzojnë një pajtim të tillë, pra pajtim që do të quhet historik, politik. “