Korrupsion në mjekësi, pranga 2 mjekëve, morën ryshfet për operacionin e të plagosurit në masakrën e Velipojës

Ryshfeti i marrë për mjekimin e 17-vjeçarit të plagosur në masakrën e Velipojës ka çuar në pranga dy mjekë të spitalit të traumës. Serdi Memini dhe Ervin Sulaj ranë në prangat e policisë pasi dyshohet se kanë marrë para nga babai i nipit të Verracakëve që po trajtohet në spital. Policia tha se ka sekuestruar edhe një shumë të konsiderueshme parash ndërsa në pranga ka përfunduar edhe babai i 17-vjeçarit të plagosur.

Dy mjekë të spitalit të traumës në tiranë u arrestuan me akuzën se kanë marrë ryshfet për operimin e 17-vjeçarit të plagosur në masakrën e Velipojës ku mbetën të vrarë katër persona javën e kaluar.

Policia tha se mjeku kirurg Serdi Memini, dhe kolegu i tij Ervin Sulaj, Mjek anestezist në spitalin e traumës janë arrestuar pasi dyshohen për korrupsion.

Operacioni është kryer nga Policia e Shkodrës dhe Tiranës bashkë me forcat Shqiponja pasi dy mjekët 34 dhe 45 vjeç, kanë marrë para nga babai i 17-vjeçarit Elmilind Dyli, nip io familjes ferracaku që mbeti i plagosur në përplasjen me armë në Velipojë javën e kaluar. Për këtë arsye bashkë me mjekët në pranga është vënë edhe shtetasi Fatbardh Dyli, babai it ë riut që do të kryente ndërhyrjen kirurgjikale.

Sipas bluve të Shkodrën, Dyli dyshohet se u ka dhënë shuma parash dy mjekëve për kryerjen e operacionit të djalit të tij 17 vjeç i cili ndodhet në spitalin e traumës që prej datës 27 qershor kur mbeti i plagosur.

Forcat e rendit gjatë kontrolleve kanë gjetur dhe sekuestrua 377.000 lekë dhe 55 euro që u përkisnin të dy mjekëve, ndërsa hetimet për ngjarjen do të drejtohen nga prokuroria e Shkodrës.

Elmilind Dyli bashkë me dajën e tij Hasan Verracaku, mbetën të plagosur nga përplasja me armë në Velipojë mes dy familjeve ku humbën jetën 4 persona.

Ndaj dy të plagosurve u vendos masa e sigurisë arrest me burg në një seancë të mbajtur në spital për shkak se të dy janë në hetim për rolin që kanë pasur në masakrën e Velipojës.