Tiranë, merreshin me tregtimin e armëve të zjarrit, prangosen 3 persona

Policia e Tiranës ka finalizuar operacioni policor të  koduar "Armatimi”, ku ka prangosur 3 persona.

Po ashtu, janë sekuestruar 1 armë zjarri mitraloz i lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 3 aparate celular.

''Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të zjarrit, si rezultat i informacioneve të mara në rrugë operative se disa shtetas po tentonin të trafikonin armë zjarri, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Armatimi” në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:  I. D., 30 vjeç, M. Ç., 30 vjeç dhe F. D., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta 3 shtetas merreshin me shitjen e armëve të zjarrit. Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në  fshatin Vishnje, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve.'' - njofton policia.    

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Smart” me drejtues shtetasin F. D. dhe pasagjer shtetasin M. Ç., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:  1 armë zjarri mitraloz të lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 3 aparate celular.

Shtetasi I. D. i priste 2 shtetasit e tjerë në vendin e takimit, në fshatin Vishnje, për të marrë armët dhe municionet.    

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Tiranë, merreshin me tregtimin e armëve të zjarrit, prangosen 3