Aksident në afërsi të Sukthit krijon trafik disa kilometra në autostradën Durrës-Tiranë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Sukthit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 makina, ndërsa shkak i aksidentit, sipas informacioneve paraprake, është bërë parakalimi i gabuar dhe lagështira në rrugë.

Burime nga policia bëjnë me dije sa nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Aksidenti ka shkaktuar radhë kilometrike në autostradën Durrës-Tiranë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin ngjarjes, ndërsa ambulanca akoma nuk ka mbërritur.