"Blloku" në Tiranë, 39 vjeçarit i gjejnë 100 doza kokainë e 60 mln lekë në banesë

Policia e Tiranës ka prangosur një 39-vjeçar nënë akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Po ashtu, është proceduar edhe motra e tij, 61 vjeç, pasi gjatë kontrollit nën banesën e saj policia gjeti lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Policia pas veprimeve hetimore, ka vijuar me kontrolle më të imtësishëm të banesës, ku kanë gjetur mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë.

Po ashtu, në banesë është sekuestruar shumën prej 6.000.000 të reja, të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë.

Operacioni i ndërmarrë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”u kodua "Blloku".  

''Si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” i shtetasit M. D., 39 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” motra e tij shtetasja K. D., 61 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së motrës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.'' - njofton policia.

Më vonë policia njoftoi se ishin sekuestruar 6.000.000 të reja.

 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.