"Shpirti"/ Video e GF: Nga ndjekjet në mes të detit, kapja e tonelatave me drogë, deri në sekuestrimin e resortit në Kavajë

Guardia di Financa ka publikuar videon e plotë të operacioneve “Shefi “Kulmi” dhe “Shpirti”, i cili zbuloi “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishme.

Në videon 2 minutëshe dokumentohen operacionet e sekuestrimit të skafeve dhe ngarkesave të mëdha të drogës si dhe sekuestrimet e pasurive me vlerë miliona euro.

Ndjekjet në det 

Bëhet fjalë për 3 operacione antidrogë “Shefi”, “Kulmi” e Shpirti” në tërësi të së cilës janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijunë, kokainë e hashish, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë, informoi dje SPAK.

Një ndër operacionet është dhe ndjekja e skafit me drogë në Molfeta të Barit ndërsa skafistët tentojnë të hedhin në det ngarkesën me lëndë narkotike.

Një tjetër ngarkesë e madhe droge e stivuar në furgon kapet në Bari

Po kështu në Polignano a Mare (Bari) u sekuestruan tonelata me drogë.

Operacionet

Në vitin 2016 arrestohen “në det” në Polignano dy skafistë me prejardhje nga Shqipëria me shumë se një ton lëndë narkotike

Ndalohen në Bari Carrassi një korier italian me furgon me më shumë se një mijë kilogram lëndë narkotike e trafikuar më parë në Torre e Mare nga Shqipëria;  

Identifikohen në autostradë në Grottaminarda e në Vasto dy korrierë italianë ndërkohë që po transportonin lëndë narkotike e destinuar në Salerno e në Tortoreto (Te);

Arrestohen dy korrierë shqiptarë me lëndë narkotike në Sicili (Rg) pasi kishte zbritur nga një autobuz me prejardhje nga Bari.

Identifikohet një depo në Mola të Barit brenda te cilës gjenden dhe sekuestrohen lende narkotike e llojit cannabis sativa bashkë me një pako me kokainë.

Kapen ne flagrance “në det” në Molfetta (Ba) dy skafistë nga Shqipëria me më shumë se një ton lende narkotike.

Identifikohet dhe sekuestrohet në Savelletri (Br) një depozitë brenda të cilës ishin të ruajtura rreth 700 kg lëndë narkotike e të njëjtit tip (përveç fishekëve për Kallashnikov, njesi kontrolli elettronike për automjete, dokumenta, kapuça e gozhda prej hekuri me tre maja);

Gjendet në Palagiano (Ta) një korrier që po transportonte lënde narkotike e destinuar në tregun Lucan;

Sekuestrohen disa karta identiteti italiane të fallsifikuara në Shqipëri, në emer të qytetarëve puglies, të cilët nuk ishin në dijeni, të perdorura nga Shqiptarët për të shkuar në Evropën e Veriut.

"Shpirti"

Pas operacionit “Shefi” e “Kulmi” erdhi operacioni “Shpirti”, hetimet për të cilën u bënë nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021, që kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna te rendesishme ndaj 38 shtetasve shqiptar, pjestar të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, vepruese nga viti 2014 deri ne vitin 2017, në Shqipëri dhe në kontakt me organizatat kriminale bareze, në gjëndje të dërgonin në Evropë – duke zbarkuar në Puglia – sasi të konsiderueshme lënde narkotike” informoi dje Spak.

Sekuestrohet resorti ne plazh 

Në video dokumentohet dhe operacioni i arrestimeve dhe sekuestrimeve të pasurive në Sarandë, Kavajë e Tiranë.
Një ndër pasuritë e sekuestruara në kuadër të këtij operacioni është edhe një resort në plazhin e Kavajës

Bëhet fjalë për vendosjen e sekuestro preventive që pasurive të luajtëshme dhe të paluajtëshme, si apartamente, troje, restorante, njesi tregtare, (12 pasuri te paluajteshme), 4 (kater) shoqeri tregtare bashke me asetet e tyre dhe disa automjete, te cilat arrijne ne vleren e 3 milione euro.

Operacionet "Shefi" e "Kulmi", gjithmonë të kryera në Itali e në Shqipëri kanë përfunduar me ekzekutimin e përgjithshëm të 80 masave të sigurisë dhe sekuestrimet e pasurive për një vlerë prej 4 milion eurosh.

Personat e akuzuar në operacioni Shefi janë dënuar, në shkallë të parë e të dytë, për vepra penale të ndryshme, e dënime deri në 20 vjet burg ndërsa, në lidhje me operacionin Kulmi, me datën 29 qërshor 2021, Gj.S.P pranë Gjykatës së Barit ka dhënë një vendim të parë denimi ndaj 16 të pandehurve të dënuar, për vepra penale të ndryshme, me dënime deri në 13 vjet burg.

Ndërsa operacioni “Shpirti”   Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka firmosur me 2 korrik urdhrat e arrestimit për 38 persona të konsideruar përgjegjës për korrupsion, shperdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndeve narkotike.

10 prej këtyre shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi. Ndërkohë më 2 korrik u ekzekutua masat  sigurive personale - në burg (25) persona e në arreste shtëpie (3) persona.

Arrestimet janë kryer në Shqipëri në qytetet e Vlorës, Kavajës, Durrësit e Tiranës, Skrapar. Në Itali, Mali i Zi, e në Spanjë.

Mes 28 personave në hetim janë Prokurori i Vlorës, Maksim Sota i vendosur në masën e sigurisë ”arrest shtëpie” për akuzën “Shpërdorim detyre”  Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ne mase sigurie "arrest shtepie".