Fshati në Lezhë "mbulohet" nga mbetjet, banorët apel për ndërhyrje
Këto pamje vijnë nga fshati Zhejë i Kurbinit.
Mbetje urbane e deri tek kafshët e ngordhura hidhen në kanalin që kalon përmes fshatit.
Kjo situatë vijon prej shumë kohesh, duke krijuar një ndotje mjaft të madhe në të gjithë zonën përreth, sidomos në këtë periudhe me temperatura të larta.
Mungesa e konteniereve detyron banoret që ti hedhin mbetjet në kanal e në shumë raste ju vihet edhe flaka.
''Vijnë dhe na hedhin mbeturinat. Nuk ka kazanë, nuk ka ku t'i hedhim gjërat. Bllokohet përroi këtu dhe ka erë kafshësh. Kam shkuar 5 herë në bashki dhe nuk vjen asnjëherë. Na mbyti era.''
Banorët thonë se janë ankuar disa herë në Bashkinë e Kurbinit, por nuk kanë gjetur zgjidhje.
''Këtu ka ardhur një makinë që pastron mbeturina, por këtu nuk ka kosha. Na kanë thënë se do të vendosen, por asnjëherë nuk kanë ardhur. Këtu nuk durohet era, se hedhin lloj-lloj mbeturinash. Është rrezik infeksionesh, por edhe përmbytjesh.''
Krahas ndotjes që është krijuar, hedhja e mbetjeve në kanalin që kalon përmes fshatit ka sjell dhe bllokim të tij në disa vende, duke u bërë shkak për përmbytje në kohë me shi, ndërsa autoritetet vijojnë të heshtin, duke mos i dhënë zgjidhje problematikes.
