Mbyten 2 persona, 76-vjeçari humb jetën në Velipojë, 45-vjeçari në Osum
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2021, 12:16
Një person është mbytur ditën e sotme në plazhin e Velipojës.
Sipas të dhënave të para të policisë viktima është identifikuar si shtetasi, Murat Hyseni 76 vjeç nga Ferizaj e Kosovës.
Viktima ka patur kriza paniku kur ka hyre në ujë, e i është dhënë ndihma nga roja bregdetare që ka njoftuar edhe mjekët.
Por fatkeqësisht shpëtimi i tij ka qenë i pamundur, duke humbur jetën.
Po ashtu, është gjendur i mbytur në lumin Osum një person rreth 45 vjeç.
Ilir Mejdani është nxjerrë sot rreth orës 10:00 nga lumi Osum i pajetë nga forcat e zjarrfikëses.
Mësohet se Mejdani peshkonte në lumin Osum.
Trupi i 45-vjeçarit u gjet në afërsi të urës së Goricës, por nuk dihen shkaqet e mbytjes se 45-vjeçarit.
