Vidhte karburant nga makinat e parkuara, prangoset 51-vjeçari në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2021, 08:38
Policia e Vlorës ka prangosur 1 shtetas i cili është kapur në flagrancë duke vjedhur karburant nga mjetet e parkuara për ndërtimin e rrugës së By Pass-it.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 51 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur një sasi karburanti nga mjetet e parkuara për ndërtimin e rrugës së By Pass-it në Vlorë.'' - njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.