Rradhimë, u mundua të shmangte përplasjen, shoferi godet makinat e parkuara

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Rradhimë të Vlorës.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete, ku mësohet se shkak ka qenë dalja nga rruga e njërit prej automjeteve.

Shoferi ka devijuar automjetin e tij pasi ka patur përballë një tjetër mjet që po vinte me shpejtësi.

Ai ka devijuar rrugën, kështu duke u përplasur me makinat që kanë qenë të parkuara anash rrugës.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.