"Shi në plazh" pushuesit largohen me nxitim nga shezlonget pas rrebeshit në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2021, 09:43
Pushuesit në plazhin e Durrësit dhe Golemit janë surprizuar mëngjesin e sotëm nga shiu me rrebesh.
Pushuesit të cilët kishin dalë për të shijuar rrezet e diellit këtë të shtunë, janë ngritur me nxitim nga çadrat si pasojë e reshjeve të shiut.
Ndërkohë që sipas parashikimit të motit zonat e ulëta dhe malore do kenë vranësira kalimtare deri në mesditë.
Por pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, përjashtuar zonat jugore ku kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës.
