Mposhti Belgjikën/ Trajneri i Italisë: Kemi ende rrugë të gjatë, e merituam. Mund të shënonim më shumë

Roberto Mancini është me këmbë në tokë pas fitores me Belgjikën. Trajneri i të kaltërve pranoi se skuadra bëri shumë mirë edhe pse vuajti në fund ku sipas tij ndikoi lodhja. Për të, më shumë se gjithçka, ka rëndësi kualifikimi.

"Ne e meritonim të fitonim. Ishim të jashtëzakonshëm në lojë. Është e qartë që kemi vuajtur në dhjetë minutat e fundit sepse ishim të lodhur. Lojtarët u treguan të zotë dhe mund të kishim shënuar edhe disa gola të tjerë ”.

25 minuta vuajtje në fillim, por Italia arriti ta përballonte vrullin.

"25 minuta vuajtje në fillim jo, nuk e shikoj ashtu. Ishte një ndeshje mjaft e hapur, por jo se vuajtëm. Vuajtja ishte pak në fund, por kjo mund të qëndrojë sepse shpenzuam kaq shumë".

Objektivi minimal i arritur?

"Ne nuk kishim një rezultat minimal në fillim. Ne u nisëm që të përpiqeshim për të bërë më të mirën që mundemi. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë."

Tani është Spanja.

"Le ta shijojmë këtë fitore. Urime djemve që bënë një paraqitje shumë të mirë", përfundoi trajneri italian.