“Sherr” në studio për futbollistët/ Ramçaj: Flisni sikur po bëni tualet para pasqyrës, Bushati: Kujdes...

Të ftuar në emisionin ‘Euro 2020’ në RTV Ora, Silvana Bushati është përplasur me Meridian Ramçajn, në lidhje me temën e futbollistëve që luajnë për kampionatet në botë.

Bushati: Ashtu siç ishte ai sportisti që lozi për flamurin shqiptar për sa vite. Dhe dilte thoshte ju lutem ikni nga Shqipëria. Kurrë mos e penalizoni dikë që luan për një shtet tjetër se kaq vite je sportisti.

Ramçaj: E di si flisni ju, sikur jeni para pasqyrës dhe po bëni një tualet

Bushati;  Jo sepse po flas tamam se kam luajtur vetë.

Ramçaj: Merret nga A, ai sportisti si arriti në gjendjen që është sot. Për ça u përjashtua nga kampionati evropian… Lëri këto mos hyni në gjëra që nuk I dini. Shikoni një portal dhe çdo gjë e merrni të mirëqenë.

Bushati: Kujdes në atë që thua, unë bazohem te vetja ime.