Kurbin, flakët përfshijnë hapësirat me pemë e shkurre, rrezikohet edhe linja elektrike 400 KW
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2021, 16:36
Përfshihen nga flakët e zjarrit sipërfaqe me shkurre, pemëtari dhe pyje pranë fshatit Shemri në Kurbin.
Zjarri është aktiv prej dy orësh, ndërsa janë punonjësit e OST, të cilët po përpiqen të izolojnë flakët që mos të prekin linjën 400 KW.
Gjithashtu janë lajmëruar dhe zjarrfikësit për të ndërhyrë në shuarjen e vatrës së zjarrit e cila favorizohet nga erërat.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, sa mësohet në vendngjarje janë nisur dhe forcat e policisë për të hetuar shkaqet e zjarrit.

