Humbja e Francës fut në ‘sherr’ komentatorët, Sulçe i kthehet me ironi Florian Rizës

Humbja Francës përballë Zvicrës është kthyer temë debati në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora.

Altin Sulçe është përpjekur të justifikojë humbjen e Francës, ndërkohë Florian Riza nga ana tjetër ka thënë se ndeshja shihet në fushë dhe sipas tij ndeshja të skualifikon nga kompeticioni.

Florian Riza: Të gjitha argumentet që sjellën në vëmendje janë jashtë ndeshjes. Në fakt ndeshja të skualifikon nga kompeticioni. Të gjitha argumentet tjera janë alibi.

Altin Sulçe: Futbolli luhet më shumë jashtë fushe sesa brenda fushe

Florian Riza: Po lëri këto…

Altin Sulçe: 900 minuta jashtë fushe, nuk është ai 90 minutshi, ai është shumë i shpejtë. Janë çfarë ndodh brenda, jashtë, ekipi, politika, pagesat.

Florian Riza: Këto janë argumente të komunizmit të para 90-të

Altin Sulçe: I di ti para meje, se ke shumë në botën e futbollit.