Tre talentë shqiptarë, fitojnë kampionatin e të rinjve në Itali
Një histori suksesi mund të quhet ajo për tre lojtarë të talentuar shqiptarë në radhët e Empolit U19 ku arritën të shpalleshin kampionë në Itali duke mposhtur thellësisht Atalantën me rezultatin 5-3.
Bëhet fjalë për dy mesfushorët Alessandro Arapi, Kristjan Asllani dhe sulmuesin Kleis Bozhanaj, ku Asllani arriti të shënonte edhe sot në finalen e madhe.
I pari, Arapi vetëm 5 ndeshje me ekipin U19 pasi ka luajtur më shumë në kampionatin Primavera B ndërsa dy të tjerët, Bozhanaj, 6 gola në 19 ndeshje dhe Asllani 26 ndeshje, 8 gola me 3 asiste janë protagonistë absolutë të kësaj skuadre që impresionoi duke fituar titullin e dytë kampion në Itali për të rinj, që siç quhet ndryshe Scudetto Primavera.
Bozhanaj dhe Asllani kanë vetëm nga 2 ndeshje me të rinjtë e Shqipërisë dhe ndoshta me këtë sukses dhe paraqitjet e tyre do të kenë më shumë vëmendje për t’u grumbulluar me kombëtaren e moshave pasi jo më kot kontribbuuan me gola për të shpallur kampion Empolin.
