Humbja e Gjermanisë/ Gjasula: Njerëzit u zemëruan, lojtarët nuk kishin stabilitetin e duhur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2021, 23:04
Në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin ‘Euro 2020’ në RTV Ora, Klaus Gjasula, ka komentuar humbjen e Gjermanisë përballë Anglisë.
Ai është shprehur se Gjermania është në një fazë të vështirë, dhe sipas tij lojtarët s’kanë pasur stabilitetin e duhur.
"Gjithë njerëzit u zemëruan shumë për paraqitjen që kanë bërë. Gjermania është në një fazë shumë të vështirë. Mendoj se lojtarët s’kanë pasur stabilitetin që u duhej. Trajneri ka marrë më shumë kritika nga të gjithë.
Deri më tani mua më ka pëlqyer shumë Italia dhe besoj që Italia ose Belgjika do të fitojë evropianin."
