Shqipëria gati për t’u përballur në shtator me Hungarinë dhe Poloninë

I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Florian Riza është shprehur se Hungaria dhe Polonia janë ekipe të mira, por sipas tij Kombëtarja jonë mund të përballet denjësisht me ta.

Ai ka thënë se Shqipëria është e gatshme të përballet në shtator me Hungarinë dhe me Poloninë.  

“Mendoj se janë ekipe të mira, por mendoj se ne mund të përballemi denjësisht me ta, në të gjithë komponentët.  Në kampionatin botërorë elementi kryesor ka të bëjë me kualifikimin e vetëm të një ekipi në grup, dhe kualifikimin si e dytë më e mirë të katër ekipeve të gjithë grupeve. Kështu që mundësia për të shkuar në kampionatin botërorë është me reduktuar.

Besoj që edhe ekipi kombëtar objektiv kryesore ka kampionatin evropian të vitit 2014. Çdo gjë është në varësi të këtij kampionati. Ne kemi hyrë tashmë në një grup që realisht mendojë që jemi pranë edhe Polonisë edhe Hungarisë, për sa i përket futbollit. Përballemi, mund të fitojmë, mund të barazojmë por gjithsesi jemi dinjitozë në përballje me ta. Shqipëria e gatshme të përballet në shtator dhe me Hungarinë.”