Tottenham gjen më në fund trajner, firmos me Espirito Santo
Një histori e gjatë rezultoi gjetja e një trajneri të ri për Tottenham. Klubi londinez më në fund ka emëruar në drejtimine skuadrës, Nuno Espirito Santo me të cilin lidhi një kontratë 2-vjeçare deri në vitin 2023.
Ishin të shumtë kandidatët e presidentit Levy i cili nuk po gjente të duhurin e ndonëse aty ku e gjeti kishte pengesa të mëdha dhe më në fund vendosi t’ia besojë stolin trajnerit portugez, që vitet e fundit ka drejtuar Wolverhampton në Premier League.
Kujtojmë që Sarri në fillim e më pas Pochettino, Conte e Gattuso ishin emrat më të lakuar dhe vetëm me ish trajnerin e Fiorentinës pati një akord që u kundërshtua nga tifozët e më vonë edhe me Paulo Fonsecan dështoi gjithçka.
Me ardhjen e Paraticit si Drejtori Sportiv, klubi vendosi përfundimisht të zgjedhë Santo, i cili ka qenë i preferuari i drejtuesit Italian që kur ai punonte te Juventusi.
Tashmë gjithçka bëhet zyrtare dhe objektivi i radhës për Tottenham do të jetë Harry Kane për të cilin janë në tryezë 100 mln Paund nga Man. City.
