Formacion më i mirë me lojtarët pa kontratë, Hysaj në listë me Messin e Ramos
Më 30 Qershor në mesnatë, me qindra futbollistë kanë mbetur pa kontratë pas mbylljes zyrtarisht të sezonit me skuadrat e tyre respektive dhe tashmë dihet botërisht që edhe Lionel Messi është një lojtar i lirë.
E përditshmja prestigjoze “Daily Mail”, ka stiluar formacionin më të mirë të mundshëm me lojtarët që janë “free agent” ose të lire nga ana kontraktuale dhe pikërisht me Messin në krye të formacionit ka përfshirë edhe mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj.
Shkodrani pas mesnatës është zyrtarisht një lojtar i lirë duke mbyllur kështu aventurën e tij të gjatë te Napoli dhe është përfshirë në formacion në mbrojtje në krah të Jerome Boateng, Sergio Ramos e Ryan Bertrand.
Ka shumë mbrojtës krahu të lire dhe pa kontratë dhe sigurisht që përzgjedhja e Hysajt tregon edhe vlerësimin në arenën europiane që kanë për një lojtar me eksperiencën e tij.

Gjithsesi, Hysaj nuk do të qëndrojë gjatë si lojtar i lire pasi do të jetë çështje ditësh e ndoshta orësh që mbrojtësi kuqezi të bashkohet me Sarrin te Lazio.
Sa për formacionin e “Daily Mail”, lojtarët e tjerë të përfshirë janë edhe Lundstram, Wilshere, Juan Mata, Messi, Ribery e Joshua King teksa në portë ishte zgjedhur Donnarumma.
