Italia eksperimenton qentë kundër infektimit Covid 19
Italia ka nisur eksperimentimin e qenve nuhatës për të ndalur infektimin nga Covid 19 të popullsisë.
Me iniciativën e Institutit Europian të Onkologjisë në Milano, ka nisur stërvitja e dy qenve antiCovid të cilët në muajin shtator do të përdoren për të identifikuar personat e infektuar nga koronavirus.
Ka pritshmëri të lartë ndaj këtij studimi eksperimental që nuk do të ketë kosto ekonomike e pritje.
Pra jo vetëm tampone e teste anti Covid por dhe qenë nuhatës për të identifikuar hyrjen në territorin italian të personave të infektuar.
Ky studim i emërtuar "Të nuhas që të ndihmoj", do të nis me stërvitjen e dy qenve të cilët me anë të fuqisë së tyre nuhatëse do të identifikojnë personat pa simptoma të prekur nga virusi.
Protokolli eksperimental është ndarë në dy faza.
Faza e parë do të stërvit qentë me kampionet biologjike të 100 personave të infektaur nga Covid 19, të 500 persoanve negativë e të 100 personave të vaksinuar. Në këtë fazë do të përdoret dhe dispozitvi Detection Dog Training System.
Faza e dytë është ajo praktike që do të verifikoj efikasitetin e stërvitjes me kontrollin e personave në hyrjen e një insitutcioni. Personat e identifikuar të dyshuar nga qentë nuhatës do t'u nënshtrohen tamponve e testimeve antiCovid 19.

