Kampionati Evropian, ja skuadrat që do të shkojnë në finalen e “Euro 2020”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2021, 18:00
I ftuar në emisionin ‘Sport Magazinë’ në Ora News, trajneri I futbollit, Johanes Tafaj ka bërë parashikimin paraprak se kush do të shkojë në finalen e kampionatit Evropian .
Ai është shprehur se do të jetë Anglia përballë Belgjikës ose Italisë.
"Me pak kujdes shoh Anglinë në finale, dhe fituesja e duelit Itali- Belgjikë. Mendoj se kjo do të jetë finalja. Anglia me Belgjikën ose Italinë. Në syrin tim do doja të fitonte Belgjika, por mendoj se e vuan shumë atë mungesën e eksperiencës ndoshta, dhe kjo më duket pak problem."
