Aksidenti i trefishtë në Sarandë, flet turisti slloven: Sa erdhëm në Shqipëri
Një aksident ku u përfshinë tre makina, ndodhi ditën e sotme në aksin Turizëm- Çukë, te kthesa e Resort Bougainville në Sarandë.
Ka qenë një automjet tip 'Kia', nën drejtimin e shtetasit Emro Çela, për shkak të rënies së baterisë, ka tentuar ta ndezë në ecje duke zbritur nga kodra, por afër rrugës kryesore nuk i kanë mbajtur frenat, duke bërë që të dalë aty me shpejtësi e si pasojë të shkaktojë aksidentin.
Fillimisht ai ka goditur mjetin "Citroen" nën drejtimin e një turisti slloven, e më pas ka sjellë përplasjen edhe me dy automjete të tjera.
Ndërkohë, vetë turisti slloven shprehet se po rinte në makinë, ku ka ardhur një makinë me shpejtësi dhe është përplasur me mjetin e tij.
Turisti: Unë po rrija në makinë, sapo kisha ndaluar në këtë vend ndërsa gruaja imë sapo kishte dalë nga makina. U përpoqa që të mos zija rrugën por të futesha në një qoshe siç e shihni, dhe brenda 2 minutash, një makinë po vinte me një shpejtësi dhe dukej sikur s'i funksiononin frenat. Kishte një shpejtësi marramendëse, dukej që ishte pa frena, u përplas me makinën time nga ana e shoferit dhe më pas në rrugën kryesore u përplas me një makinë tjetër. Mua më dhemb pak krahu, pastaj ka dëme materiale makina, u prish pasqyra, dy dyer të makinës nga krahu i shoferit, madje nga fuqia e madhe e përplasjes u hapën airbagët e makinës. Kishin vetëm pak orë në Shqipëri, sapo kishin arritur në Sarandë, po presim për një përkthyes që të japim dhe deklaratën tonë në polici.
