I gjendet lëndë narkotike e dyshuar kokainë, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2021, 15:44
Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi u kap me doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Shtetasi A. T., 35 vjeç, banues në Pogradec u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 1, Pogradec, me mjetin tip "Benz."
Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
