Ronaldo pa oferta, portugezi qëndron dhe rinovon me Juventusin?
Cristiano Ronaldo ka nisur pushimet me familjen në pritje për sezonin e ri pas zhgënjimit me Portugalinë në Euro 2020.
Sulmuesi prej kohesh ka manifestuar dëshirën për të provuar një aventurë të re në Europë në një klub të madh por tashme duket se gjithcka ka marrë një kthesë të fortë lidhur me të ardhmen.
Rrjeti televiziv, TVI, ka publikuar një lajm të bujshëm se Cristiano Ronaldo ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me Juventusin, teksa ajo aktuale skadon pas një viti.
Rrjeti TVI sqaroi fillimisht se CR7 dëshiron të largohet nga Juventusi por ofertuesit jane pothuajse zero. Portugezi ka mandatuar agjentin e tij të famshëm, Jorge Mendes për një ekip të ri por ai e gjeti mbyllur derën te Real Madrid.
Man United gjithashtu që dëshiron ta kete serish Ronaldon, do të shpenzojë të gjithë buxhetin për Jadon Sancho dhe PSG e ka mendjen dhe është e varur nga Mbappe.
Duke mbetur duarthatë në këto tentativa, Mendes dhe Ronaldo kane dhënë ok per të rinovuar me Juventusin të cilët kanë vështirësi për të paguar 31 mln euro neto per lojtarin dhe kjo pagë mund të lehtësohet në dy sezone me nga 15 mln euro neto.
