Humbja e Gjermanisë nuk ishte një rrufe në qiell të hapur, Anglia e meritoi kualifikimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2021, 17:44
Në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Uliks Kotrri, është shprehur se humbja e Gjermanisë përballë Anglisë ishte e pritur.
Më tej ai tha se Anglia e meritoi kualifikimin në çerekfinale, teksa shtoi se Gjermania ishte shumë e dobët.
"Ishte një humbje e pritur, nuk ishte një rrufe në qiell të hapur. Ishte një humbje e pritur duke parë performancën e Gjermanisë në ndeshjet e fundit. Ishte një Gjermaninë që çalonte, fuste ujë mbrapa., ishte një Gjermani krejt e dobët. Nuk ishte një ndeshje që Gjermania e dominoi. Anglia e meritoi kualifikimin. Vazhduan edhe pas ndeshjes ato birrat e veta. "

