Zajmi: S’më bind skuadra e Anglisë, finalet si rrallë herë pa Gjermaninë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2021, 17:30
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, gazetari Uvil Zajmi, ka komentuar ndeshjen mes Gjermanisë dhe Anglisë, ku kjo e fundit kaloi në çerekfinale.
Ai është shprehur se anglezët kanë një shans të artë pasi finalja do të luhet në stadiumin e Londrës, teksa shton se nuk e bind shumë skuadra e Anglisë.
“ Ndeshja pritej me interes të madhe aq me tepër që finalja është në Londër. Kanë një shans të artë Anglezët. Më kënaqi fitorja e Anglisë edhe pse nuk më bind shumë skuadra. Një histori gjysmë shekullore. Janë disa ndeshje në këtë edicion që deri në një çast kemi qenë të sigurt që kualifikimi do të jetë i kësaj skuadre. Kemi Zvicër- Francë, kur u mendua se doli Franca, fitoi Zvicra. Si rrallë herë finalet janë pa Gjermaninë.”
